Cramon: Nuk ishin as të lira as të drejta zgjedhjet në Serbi

”Zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta”.

Kështu ka shkruar Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në blogun e saj personal, duke theksuar faktin e raportimit të shumë parregullsive gjatë zgjedhjeve në Serbi, që sipas saj, kanë penguar shprehjen e vullnetit të lirë dhe kanë parandaluar një mjedis të drejtë konkurrues.

Presioni i drejtpërdrejtë ndaj votuesve që punojnë në administratën publike, keqpërdorimi i mediave dhe burimeve shtetërore, sulmi fizik ndaj liderit të opozitës Pavle Grboviq dhe kontrollorëve të zgjedhjeve të koalicionit MORAMO, si dhe mbyllja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në natën e zgjedhjeve ishin disa nga shkaqet që, sipas Cramon – it, çojnë deri në pamundësinë për të pasur një zgjedhje të lirë dhe të drejtë.

zgjedhjet në Serbi, mars 2022

Më tej, Cramon ka komentuar edhe çështjen e fshirjes së emrave nga listat zgjedhore të mbi 6 mijë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar këtë dikuri të papranueshme dhe cenim themelor i të drejtave të njeriut.

”Duke aspiruar për t’u anëtarësuar në BE, Serbia duhet së pari t’u përmbahet vlerave të saj themelore. SNS në pushtet dhe presidenti i rizgjedhur, Aleksandar Vučić kanë mandatin e rinovuar dhe si rrjedhojë detyrën për të rivendosur demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe për të marrë sriozisht reformat e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Cramon.

Ajo shton se Serbia, gjithashtu duhet të përafrohet plotësisht me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, pas luftës së Putinit kundër Ukrainës, që të mos përballet me pasoja të rënda politike dhe financiare, nëse dëshiron të vazhdojë rrugën e saj të anëtarësimit në BE.

Aleksandar Vučić, presidenti i Serbisë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika