Cramon: Shumë qytetarë në veri s’janë të kënaqur me “Listën Serbe”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila një ditë më parë e ka vizituar veriun e Kosovës, tha se shumë qytetarë serbë janë të pakënaqur me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Cramon u shpreh se situata atje nuk është mjaft e mirë, por që sipas saj, ka ende shpresë për t’u përmirësuar.

“Shumë njerëz nuk janë të kënaqur me kryetarët serbë apo përfaqësuesit e Listës Serbe, cka mendoj unë se nevojitet të bëhen të gjithë bashkë për dialog. Ka shumë njerëz, OJQ, ende ka një dritare të mundësisë, është në skaj, është humbur besimi, unë kam ardhur në veri në 2019, prej atëherë kam qenë 4 a po 5 herë, kam qenë andej aq sa kam mundur si raportuese. Rruga nuk është duke u përmirësuar, nuk është aq e mirë, por cka mund të bëjmë është të kontaktojmë me ish-anëtarët e kuvendeve komunale, të mbahen zgjedhjet me pjesëmarrje, duhet të ndërmarrim hapa në dialog”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika