Cramon: Vuçiq u takua me Zelenksy-n për të bërë presion për mosnjohjen e Kosovës

Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka theksuar se takimi mes Aleksandër Vuçiq dhe Volodymyr Zelensky ka për qëllim kryesor ushtrimin e presionit mbi Ukrainën për të mosnjohur pavarësinë e Kosovës

Foto ilustruese: presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka ngritur shqetësimin e saj në lidhje me takimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ajo ka pretenduar se takimi kishte të bëjë kryesisht me ushtrimin e presionit mbi Ukrainën për ta furnizuar me armë, në këmbim të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Me të vërtetë: shumë e mundshme që Aleksandër Vuçiq është pajtuar të takohet me Volodymyr Zelensky, kryesisht për të ushtruar presion mbi Ukrainën: armë për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj që Zelensky kupton rrezikun politik që mund të ketë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interesin e Ukrainës,” ka thënë Von Cramon në platformën X.

Vuçiq është takuar me Zelensky-n në Greqi, me të cilin, ka folur edhe për situatën në Kosovë.

Takimin me Zelenskyn, presidenti serb e ka cilësuar si të drejtë, të hapur, miqësor e konstruktiv.

Në një konferencë për media, përshtypja e Vuçiqit është se Ukraina nuk do të ketë ndonjë ndryshim pozicioni në raport me pavarësinë e Kosovës.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.

Ndryshe, deputeti ukrainas, Oleksiy Gonacharenko, ka deklaruar se shteti i tij Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë Gonacharenko e bëri pas takimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Deputeti ukrainas ka thënë se duhet të ketë takime Ukrainë – Serbi, por sipas tij, duhet të kihet kujdes, pasi Serbia është aleate e Rusisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika