Hat-triku i 50-të i Cristiano Ronaldo-s në karrierën e klubit të futbollit, i dha Manchester United një fitore, me rezultat, 3 me 2 ndaj Norwich City.
Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në lojën për Manchester Unitedi ndaj Norwichit. E që për Ronaldon në Premier Laegue është “hat-tricku” i dytë këtë edicion.
Ronaldo shënoi golin e tij të parë pas vetëm shtatë minutash, derisa loja vazhdon duke u munduar nga të dy palët të shënojnë, lojtarin portugez nuk mund ta ndalin, në minutën e 32’ shënon golin me kokë pas pasimit të Alex Telles nga një goditje këndi.
Çereku i parë i lojës nuk përfundoi pa një gol nga Norwich në minutën e 45’ të kohës së fundit, mesfushori Kieran Dowell shënon për mysafirët pas një krosimi të Teemu Pukki.
Dhe pjesa e parë e lojës ka përfunduar me plus 3 minutat shtesë, Machester United kryeson me dy golat e Cristiano Ronaldos.
Ndërsa pjesa e parë e lojës filloi, skuadra e fundit e Premier League ishte e barabartë deri në 52 minuta të lojës pasi Dowell vendosi lojën në epërsi, erdhu një pasim i mrekullueshëm në hapësirën boshe për finlandezin Teemu Pukki, i cili depërtoi në një prapavijë inekzistente me shpejtësi humbi mbrojtësit e djajve të kuq i cili gjuajti në shtyllën e majtë. Topi goditi shtyllën dhe u fut brenda pas portierit David De Gea, i cili nuk mundi të e prekte dhe të ndalonte topin.
United nuk e la me kaq, e që ishte Ronaldo ai i cili iu kundërpërgjigj me vetëm 15 minuta të mbetura në fund, teksa goditja e tij e lirë por e fuqishme nga distanca, në shtyllën djathtë, mundi portierin Tim Krul dhe riktheu epërsinë e United. Tim Krul arriti të prekë topin, por nuk e pengoi atë të hynte brenda.
Ylli portugez, 37-vjeçar tani është me 15 gola në Premier League për këtë sezon, duke lënë pas vetëm Mohamed Salah dhe Son Hueng-min në renditje. Ai gjithashtu ka kaluar në 99 gola në karrierë në Premier League.
United mund të shkojë në nivel pikësh me Spurs të vendit të katërt nëse fitojnë kundër Liverpool të martën.
Për Norwich-in, rezultati ishte një goditje e madhe për shpresat e tyre të dobëta për të shmangur rënien. Kanarinët janë tani shtatë pikë prapa Evertonit të fundit të katërt, pasi kanë luajtur dy ndeshje më shumë dhe me vetëm gjashtë ndeshje për të bërë diçka për të.
Pas ndeshjes, portieri i United, David de Gea, ka thënë për kanalin sportiv ndëkombëtar amerikan ESPN, se trefishi i Ronaldos do të thoshte se United ende mund të sfidojë për një finale në top katërshe, por i bëri thirrje skuadrës së tij të jepte më shumë.
“Ronaldo ka shënuar tre gola shumë të rëndësishëm për ne, ne kemi ende një shans për të përfunduar katërshen e parë dhe duhet të luftojmë për të” ka thënë portieri i United, për ESPN, transmeton RTV Dukagjini.
Manchester Unitedi pas 32 ndeshjeve në Premier League mban pozitën e pestë me 54 pikë. Norwichi mbetet në pozitën e fundit me 21 pikë.