Cristiano Ronaldo është njëri nga lojëtarët më të mirë në histornë e futbollit, dhe pesë herë fitues i Topit të Artë, menjëherë pas legjendës së Argjentinës, Linonel Messi.
Por, kjo nuk e bën Ronaldon të qëndrojë gjithmonë në pozitat e para, pasi këtë herë përfundoi në vendin e 20- të për trofeun e Topit të Artë, dhe sipas revistës L’equipe, askush nuk votoi për legjendën e Portugalisë, ka bërë të ditur Marca.
Sipas raporteve të rrjedhura, ka ndodhur diçka që ishte e pamendueshme disa vite më parë, dhe ajo është se askush nuk i dha asnjë votë Cristianos për të fituar Topin e Artë dhe ai përfundoi në vendin e 20-të. Ish-lojtari i Real Madridit, as që u mendua për shkak të periudhës që po jeton në ciklin e dytë të Manchester United.
Këtë e ka zbuluar revista L’equipe, dhe ky është një nga treguesit kryesorë se epokës së CR7 po i vjen fundi, edhe pse ai ka ende shumë për të dëshmuar në Botërorin e ardhshëm në Katar.
Man United have received no interest in Cristiano Ronaldo despite making him available on a free transfer since the summer, sources have told ESPN. pic.twitter.com/Hv18rxfXLW
— ESPN FC (@ESPNFC) October 22, 2022
Manchester United, dhe veçanërisht, Erik ten Hag, nuk janë shumë të kënaqur me paraqitjen e Cristiano Ronaldos, por mbi të gjitha është qëndrimi i tij që ia kalon çdo gjëje, pasi ka refuzuar të futet në fushë në minutat e fundit të lojës edhe kjo ka të ardhmen e tij në ajër. Tashmë po flitet shumë se ai do të largohet nga skuadra e Premierligës janarin e ardhshëm.
Erik ten Hag: “I count on Cristiano Ronaldo for the rest of the season”. 🚨🔴 #MUFC
“He’s out for this game, and then we continue. I'm open for that and for me that’s a strike. Cristiano remains an important part of the squad and I count on him for the rest of the season”. pic.twitter.com/LayzIlxnAm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 21, 2022