Çun Lajçi mbështet Gjestin: Cjap i egër, duro se fitorja është në duart tua

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar ndaj incidentit të ndodhur mbrëmë në “Big Brother VIP Albania” (BBVA), ku banori Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia.

Përmes një postimi mbështetës në Facebook, aktori e përgëzoi këngëtarin për guximin dhe energjinë që ka treguar.

“Gjesti, ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve dhe grilave. Ti deshe të vësh në sprovë vetveten dhe të ballafaqohesh me një forcë që tejkalon tënden!”, shkroi Lajçi në postimin e tij.

Ai shtoi se e kuptoi dëshirën e Gjesti-t mbrëmjen e 26 shkurtit.

“Jo, ti s’deshe të ikësh, s’deshe ta lësh Eglën mes gjarpërinjve. Ti vetëm deshe t’i tregosh se cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit! Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh i Dukagjinit!”

Gjesti, i cili tentoi të arratisej nga shtëpia duke kapërcyer murin, përfundoi në një tjetër rrethim brenda perimetrit të shtëpisë që monitorohet nga kamerat.

Vëllai i Madh ka futur një zarf të zi dhe vendimi për të pritet të merret të shtunën.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika