D.Hoxha: Marrëveshja e 2013-s është zgjatim i draftit aktual

Sipas analistit Dibran Hoxha, marrëveshja e 2013-s është zgjatim i draftit aktual

Analisti Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se marrëveshja e 2013-s është zgjatim i draftit aktual.

“Nëse e vlerësojmë këtë draft-statut dhe e marrim si të mirëqenë, i bie që në çdo pikë, në çdo presje, në çdo fjali, 2013-ta është zgjatim për të ardhur tek ky draft-statuti”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqje nëse e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit.

“Ky draft-statut është i njëjtë, nëse e ka pranuar (kryeministri Albin Kurti) këtë dhe ka pak vërejtje ose ka me rrëzu Gjykata Kushtetuese ose Albin Kurti duhet të na japë një sqarim, dorëheqje komplet, sepse nuk ka kurrëfarë shpjegimi”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika