D+ publikon raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, gjen shumë parregullsi

Organizata “Demokraci Plus” [D+] pas monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit [OSHP] për periudhën janar-qershor 2024 ka publikuar edhe raportin e këtij monitorimi.

Sipas D+, sfidat me të cilat u përball OSHP në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë vonesa në vendimmarrje, kryesisht për shkak të një bordi të pakompletuar dhe mungesës së stafit, mungesa e konsistencës në vendimmarrje, gabime të ekspertëve dhe pamjaftueshmëri në transparencë.

Monitoruesit e D+ gjatë kësaj periudhe kanë vërejtur se njëra ndër sfidat e vazhdueshme mbetet vonesa në vendimarrje.

OSHP në total nga 367 vendimet e marra në këtë periudhë kohore, kishte nxjerrë vetëm 122 vendime brenda afatit ligjor. Në një rast OSHP, ishte vonuar 144 ditë deri në nxerrjen e vendimit, ani se sipas Ligjit të Prokurimit Publik nga OSHP-ja kërkohet që të nxjerrë vendime brenda 34 ditëve.

Në raport tutje thuhet se OSHP gjatë kësaj periudhe kishte raste që nuk kishte konsistencë në vendimarrje.

Në një rast Paneli Shqyrtues kishte vepruar në kundërshtim me nenin 28 të Rregullores së Punës së këtij organi, duke mos i konfiskuar tarifën e ankesës një operatori ekonomik, në emër të shërbimeve procedurale ani se i njëjti ishte tërhequr nga ankesa, derisa në rastet tjera ishte konfiskuar tarifa.

Gjatë kësaj periudhe monitoruese, D+ ka vërejtur se për një aktivitet të prokurimit në OSHP edhe pse ishin deponuar dy ankesa të njejta, vendimi për njërën nga ankesat është publikuar, ndërsa për tjetrin rast ende jo, kur kanë kaluar më shumë se 90 ditë nga momenti i ankesës.

Gjithashtu, sfidë për OSHP-në edhe gjatë kësaj periudhe mbeti angazhimi i ekspertëve dhe ekspertizat e pakompletuara nga ana e tyre dhe në disa raste pa një mendim përfundimtar.

OSHP pranoi 10 aktvendime nga Gjykata Komerciale për vendimet e Panelit Shqyrtues, vendosi tetë operatorë ekonomikë në listë diskualifikuese, emrat e të cilëve janë të publikuar në raportin monitorues të D+ (Linku i raportit)

Shija e redaktorit

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Të fundit nga rubrika