Një pjesë e madhe e gjërave nuk do të mund të rregulloheshin në kohë nëse nuk do të kishte mjete transportuese e veçanërisht, nëse nuk do të kishte vetura.
Nuk mbahet mend një ditë kur nuk ka pasur qarkullim të vazhdueshëm të veturave.
Meqë përzgjedhja e veturës ka rëndësi të madhe, shpesh mundoheni ta zgjedhni të duhurën, mirëpo nuk ja keni fare idenë se cili lloj është më i kërkuari dhe më i shituri, pavarësisht se jeni edhe vet në kërkim të më të mirës.
Sipas raporteve zyrtare, në gjashtë muajt e parë të këtij viti veturat më të shitura janë:
- Dacia| 238 vetura
- Renault| 203 vetura
- Toyota| 159 vetura
- Skoda| 156 vetura
- Volswagen| 125 vetura
- Suzuki| 105 vetura
- Hyndai| 87 vetura
- Kia| 81 vetura
Në listën e veturave më të shitura përgjatë këtyre gjashtë muajve, siç shihet në krye qëndron Dacia, si më e shitura deri më tani për këtë vit.
Disa nga arsyet kryesore pse shumë njerëz po e preferojnë Dacia-në, kanë të bëjnë me dimensionet e saj, dizajnin praktik, kualitetin dhe mbi të gjitha, çmimet e përballueshme financiare karshi cilësisë së lartë që ka.