Daçiq në ShBA, pritet të takohet me Chollet dhe Escobar

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq përgjatë vizitës së tij zyrtare në ShBA do të takohet me këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet dhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç njofton televizioni serb, RTS, Daçiq do të jetë në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit” që do të mbahet të enjten e 2 shkurtit.

Përveç kësaj, ai do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë, si me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo vizitë e tij vjen në një kohë kur bisedimet Kosovë-Serbi janë në fazën e “intensfikimit”.

Ndryshe, të martën e 31 janarit Ambasada amerikane në Prishtinë ka organizuar një takim për të diskutuar për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik të saj”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika