Daçiq: Nëse BE dhe ShBA nuk mund të merren me Kurtin, ‘është pafuqi e tyre ose marrëveshje e heshtur’

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në lidhje me situatën e fundit në veri ka deklaruar se askush në Serbi nuk beson se perëndimi nuk mund t'i bëjë presion Kosovës, gjersa ka shtuar se "Nëse ShBA-ja dhe BE-ja nuk mund të merren me Kurtin, kjo është pafuqi e tyre ose pëlqim i heshtur"

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë





Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në lidhje me situatën e fundit në veri të Kosovës, ka deklaruar për televizionin serb “RTS” se “duhet të bien maskat dhe të shihet nëse ekziston apo jo marrëveshja e Brukselit”.

I pyetur se nëse Perëndimi do të mund t’i bëjë presion Kosovës për këtë situatë, ai ka thënë se “nuk e di nëse mund t’i bëjnë presion Prishtinës, por askush në Serbi nuk beson se nuk munden”.

Sipas tij, po tregohet një dobësi nëse perëndimi nuk mund të merret me kryeminstrin e  Kosovës, Albin Kurti.

“Nëse ShBA-ja dhe BE-ja nuk mund të merren me Kurtin, kjo është pafuqi e tyre ose pëlqim i heshtur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është edhe “obligim i BE-së të formojnë Asociacionin”, jo vetëm obligim i Kurtit.

“Unë i them BE-së se është obligim i tyre ta formojnë Asociacionin, jo vetëm obligim i Kurtit. Ne do të donim që e tërë kjo situatë të zgjasë sa më shkurt. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen, për të protestuar në mënyrë paqësore”, ka thënë ai.

Ndërsa, të dielën ai ka deklaruar se propozimi franko-gjerman për Beogradin është i papranueshëm, sepse sipas tij, baza e këtij plani është se Kosova është e pavarur.

Ndërsa, se si do të reagojë Beogradi ndaj presioneve të shumta që vijnë për “çështjen” e Kosovës, Daçiq tha se nuk do të ketë zgjidhje ideale, raporton mediumi serb “Novosti”.

“Duhet të dimë se kurrë nuk do të kemi një zgjidhje që do të ishte ideale për ne. As për Prishtina nuk do të marrë këtë, por ajo nuk më intereson. Jemi në një hapësirë ku nuk ka zgjidhje ideale dhe ku duhet të matemi me kujdes se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të pranojmë, pa rrezikuar interesat tona”, ka thënë Daçiq.

Ndërsa, në planin franko-gjerman ku Serbisë i ofrohet perspektiva evropiane në këmbim të pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Daçiq ka thënë se ai plan niset nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës është punë e kryer e për Beogradin është e papranueshme.

“Ne duam të flasim dhe të tregojmë vazhdimisht se jemi konstruktiv, por nuk mund t’i nënshkruajmë ato marrëveshje të paqarta. Konkluzioni nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është se ai propozim është i papranueshëm për ne dhe të gjithë votuan njëzëri ashtu. Nuk na ofron mundësi të flasim, sepse baza nga e cila nis, që Kosova është shtet i pavarur”.

I pyetur për sanksionet ndaj Rusisë, ai tha se duhet parë se çfarë është në interesin më të mirë të Serbisë.

“’Nuk kam thënë kurrë – rroftë Rusia’. Pse nuk do të mbanin dorën tjetër nëse zgjatej? Por, nuk mund të jetë pika e parë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe pika e dytë është pranimi i Kosovës në OKB dhe në Këshillin e Evropës. ‘Kush do ta pranonte këtë’”, theksoi ai.

Daçiq për propozimin franko-gjerman: Është i papranueshëm për Beogradin

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika