Daçiq për ministren Xhaçka: Po e inkurajon Kurtin për provokime të mëtejshme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres shqiptare, Olta Xhaçka, e cila ka thënë se “të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, po e inkurajon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “për provokime të mëtejshme”.

Të martën e 27 dhjetorit, ministrja shqiptare ishte shprehur e shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve dhe kriza e tejzgjatur.

Xhaçka u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të heqin barrikadat dhe të mos i justifikojnë as ato e as grupet kriminale.

“Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, kishte shkruar Xhaçka në Facebook.

Për këtë, Daçiq thotë se Xhaçka “nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka obligime ndërkombëtare”, duke lënë të nënkuptohet për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Ajo nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet relevante, si dhe obligim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e të mos dërgojë njësite shqiptare të armatosura në veri dhe të mos arrestojë serbë vetëm se janë serbë”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug.

“Në vend që ta paralajmërojë që të mos e kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë”, shtoi ai.

Sipas tij, “Serbia do të bëjë gjithçka për paqen, me presidentin Aleksandar Vuçiq në krye, por po ashtu do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur popullin serb nga terrori”.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare që barrikadat në veri të hiqen menjëherë, ato vetëm po shtohen. Të martën serbët kanë vendosur dy barrikada të reja, njërën në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa tjetrën në Zveçan. Ndërsa pak para mesnatës të së mërkurës është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdare.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika