Daçiq për propozimin franko-gjerman: Është i papranueshëm për Beogradin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq për planin franko-gjerman, ku Serbisë i ofrohet perspektiva evropiane në këmbim të pranimit të Kosovës në OKB, ka thënë se ai plan për Beogradin është i papranueshëm, pasi niset nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës është punë e kryer

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë





Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se propozimi franko-gjerman për Beogradin është i papranueshëm, sepse sipas tij, baza e këtij plani është se Kosova është e pavarur.

Ndërsa, se si do të reagojë Beogradi ndaj presioneve të shumta që vijnë për “çështjen” e Kosovës, Daçiq tha se nuk do të ketë zgjidhje ideale, raporton mediumi serb “Novosti”.

“Duhet të dimë se kurrë nuk do të kemi një zgjidhje që do të ishte ideale për ne. As për Prishtina nuk do të marrë këtë, por ajo nuk më intereson. Jemi në një hapësirë ku nuk ka zgjidhje ideale dhe ku duhet të matemi me kujdes se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të pranojmë, pa rrezikuar interesat tona”, ka thënë Daçiq.

Ndërsa, në planin franko-gjerman ku Serbisë i ofrohet perspektiva evropiane në këmbim të pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Daçiq ka thënë se ai plan niset nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës është punë e kryer e për Beogradin është e papranueshme.

“Ne duam të flasim dhe të tregojmë vazhdimisht se jemi konstruktiv, por nuk mund t’i nënshkruajmë ato marrëveshje të paqarta. Konkluzioni nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është se ai propozim është i papranueshëm për ne dhe të gjithë votuan njëzëri ashtu. Nuk na ofron mundësi të flasim, sepse baza nga e cila nis, që Kosova është shtet i pavarur”.

I pyetur për sanksionet ndaj Rusisë, ai tha se duhet parë se çfarë është në interesin më të mirë të Serbisë.

“’Nuk kam thënë kurrë – rroftë Rusia’. Pse nuk do të mbanin dorën tjetër nëse zgjatej? Por, nuk mund të jetë pika e parë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe pika e dytë është pranimi i Kosovës në OKB dhe në Këshillin e Evropës. ‘Kush do ta pranonte këtë’”, theksoi ai.

Ndërsa, të shtunën, ai është ankuar se në historinë e re të Serbisë ka pasur shumë momente të vështira, pasi sipas tij, serbët në Kosovë janë vënë në një situatë nuk kanë zgjidhje tjetër.

Ai ka shtuar se ajo që Vuçiq po bën tani është opozitë, sepse më në fund, duhet të respektohet Marrëveshja e Brukselit.

Daçiq: Serbët nuk kanë zgjidhje, ndërkombëtarët dëshirojnë ta zgjidhin çështjen e Kosovës sa më shpejt

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika