Daçiq: Perëndimi dëshiron që në heshtje të pajtohemi për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Sipas të parit të Diplomacisë serbe, Ivica Daçiq-it, Shtetet Perëndimore kanë thënë se rasti i Kosovës nuk është precedentë. Por është një rast i veçantë nga askush nuk duhet të merret si tillë, m'u për ketë Daçiq ka shtuar se ato janë të interesuara që ta zgjidhin çështjen e Kosovës për t’i eliminuar problemet

 





Shtetet që e kanë njohur Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran, presionin e tyre e kanë drejtuar nga Serbia, që të mos marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Evropës(KIE) ditë  kur të vendoset për pranimin e Kosovës në KiE, sipas Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ata duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE janë të bashkuar dhe për këtë po bëjnë presion ndaj neve dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishëm në seancë, në mënyrë që ne në fakt në heshtje të bijim dakord për të filluar procedurën”, ka thënë Daçiq për median serb Tanjug, transmeton Portali Dukagjini.

I pari i Diplomacisë serbe ka sqaruar se si Këshilli i Ministrave të KiE-së aktualisht kryesohet nga Irlanda, ka premtuar se do të iniciojë procedurën për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Sidoqoftë, presidenca e tyre tani ka mbaruar dhe për këtë arsye e treta është shumë e rëndësishme për të parë se çfarë do të ndodhë, sepse ekziston një plan irlandez-gjerman me formulim që nuk është shumë i qartë se ata do të mbështesin Kosovën, por që ende është dërguar për shqyrtim të mëtejshëm”.

“Ne jemi absolutisht kundër nisjes së çdo procedure dhe do të luftojmë për të deri në fund dhe kjo është gjëja e parë e rëndësishme me të cilën po përballem si ministër i Punëve të Jashtme”, ka theksuar Daçiq.

Sipas Daçiq rasti i shpalljes se pavarësisë së Kosovës është duke u përdoruar nga separatistët nëpër botë, pro sipas tij, “vendet perëndimore kanë thënë se Kosova nuk është precedent, por rast më vete dhe se askush nuk duhet t’i referohet asaj. Prandaj duan ta eliminojnë sa më parë nga lista e temave problematike”,  ka sqaruar Daçiq

Ai ka theksuar se pritjet e tilla janë joreale, sepse Serbia nuk do të pajtohet me një gjë të tillë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika