Daçiq: Po i përdorim barrikadat si mjet ndaj mosrespektimit të marrëveshjeve të Brukselit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka arsyetuar vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës për të cilat ka thënë se serbët po i përdorin të njëjtat si mjet ndaj “mosrespektimit” të marrëveshjeve të Brukselit

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vazhduar propagandën e tij duke deklaruar se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës janë mjet politik i serbëve të Kosovës ndaj ”mosrespektimit të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Kosovës“.

Në një intervistë në Pink TV, Daçiq nuk i përmendi marrëveshjet e Brukselit të cilat nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë.

“Serbët po reagojnë për mosrespektimin e gjithçkaje që është nënshkruar deri më tani. Është një luftë politike që po e udhëheq populli serb dhe tani keni kërcënime se dikush do t’ia heqë me dhunë. Unë mendoj se përfaqësuesit e popullit serb duhet të qasen me përgjegjësi, nuk ka incidente, dhe kjo është e rëndësishme që të mos i japim dikujt arsye për të thënë sërish se serbët janë fajtorë”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, institucionet e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti “po mundohen të gjejnë një rrugë të shkurtër si zgjidhje e që është dëbimi i serbëve nga Kosova”.

“Të dëbojë popullin serb dhe në këtë mënyrë të zgjidhë problemin e pjesës së Kosovës. Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare do të mbyllte sytë para tij nëse do të përfundonte me sukses, siç ishte rasti në Kroaci. Prandaj është e rëndësishme që serbët të qëndrojnë”, ka deklaruar kryediplomati serb.

Disa nga rrugët në veri të Kosovës janë të bllokuara për gati nëntë ditë me radhë, të cilat erdhën si pasojë e arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.

E sa u përket barrikadave në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat, dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”, ka thënë ai.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Lista Serbe, duke e parë kinse si kërcënim. Sipas saj, deklarata e ministrit Sveçla tregon “gatishmërinë për përdorim të dhunës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika