Daçiq: Qëndrimet e Vuçiq kanë rëndësi në luftën për paqe dhe mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë

Ivica Daçiq ka deklaruar se i jep mbështetje absolute presidentit serb Aleksandër Vuçiq për qëndrimet që ka shprehur në takimin me serbët e Kosovës

Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, është deklaruar për mbështetjen e tij ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, lidhur me qëndrimet që ai i shprehu gjatë takimit me serbët e Kosovës, të dielën e 21 gushtit.

Daçiq u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Serbi që të mos shkatërrojnë unitetin dhe stabilitetin politik.

“Nuk ka çështje më të rëndësishme se shteti dhe populli, prandaj qëndrimet e sotme kanë rëndësi historike në luftën për paqe dhe kompromis dhe mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë. Nuk ka çështje më të rëndësishme në Serbi se këto ditë”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova ka dy synime e që janë shfuqizimi i shtetit serb në Kosovë dhe ‘dëbimi i serbëve’.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Beogradi kishte propozuar targa me status neutral “KS” mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është pajtuar dhe ka kërkuar që ato të jenë “RKS”.

“Kuptimi i gjithçkaje është se çfarëdo që ne pranojmë apo nuk pranojmë, ata refuzojnë gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu, ka thënë se mesazhi i tij për Kosovën është se Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë kinse nga persekutimet, duke theksuar se nuk do të ketë refugjatë.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve.

Vuçiq: Kurti kërkoi vetëm targat ‘RKS’

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika