Daçiq: Tre të plagosur nga incidenti në Novi Sad janë në gjendje kritike

Tre persona të plagosur pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, janë në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, më 3 nëntor

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Tre persona të plagosur pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, janë në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, më 3 nëntor.

Ai i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) se pasojat kanë qenë të mëdha, sepse streha e betonit ka qenë jashtëzakonisht e rëndë.

Si pasojë e këtij incidenti, të ndodhur më 1 nëntor, kanë vdekur 14 persona.

Shkaqet e rrëzimit të strehës nuk dihen ende.

Daçiq ka thënë se pesë persona do të intervistohen gjatë ditës lidhur me rastin, dhe që një ditë më parë janë intervistuar 26 persona tjerë, për të kuptuar kush është përgjegjës për atë që ka ndodhur.

Në mesin e të intervistuarve janë punëtorë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, të udhëhequr nga Goran Vesiq.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.

Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.

Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit.

Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar të premten se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika