Dajaku: Llapi ka thyer dy nene ndaj Drenicës, mund ta humbasë ndeshjen

Taulant Dajaku

Llapi fitoi në fushën e gjelbër 1-0 ndaj Drenicës, por mund t’i humbasë pikët në tavolinë.

Kështu ka bërë të ditur Taulant Dajaku – në emisionin “Dueli Sportiv”, për shkak se skuadra nga Podujeva sipas tij ka pasur shtatë lojtarë të huaj të regjistruar dhe jo vetëm kaq.

“Nëse një skuadër regjistron shtatë futbollistë me nënshtetësi të huaj, maksimumi i lejuar është gjashtë. Çdo ndeshje që ajo skuadër e realizon ose e zhvillon e humbet ndeshjen”, tha ai.

Dajaku po ashtu shtoi se “lojtari brazilian që është i regjistruar te klubi futbollistik Llapi e ka edhe një regjistrim aktiv edhe në Brazil, që i bie sipas rregullores, atëherë Araujo është në të dyja klubet”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.

Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.

Ekskluzive: Dajaku jep dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të Drenicës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika