Daka: Do të ishte kthim prapa, nëse Kosova kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për organizmin e zgjedhjeve në veri

Valdete Daka, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka shprehur mendimin se Kosova ka kapacitetin për të organizuar zgjedhjet në pjesën veriore të vendit pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Ajo e konsideron një kthim prapa nëse do të kërkohej ndihma ndërkombëtare për organizimin e këtyre zgjedhjeve

Valdete Daka, ish kryesuese e KQZ-së

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se Kosova ka mundësi vetë t’i organizojë zgjedhjet në veri.

Ajo e konsideron si kthim prapa nëse do të kërkohej ndihmë nga ndërkombëtarët për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Ajo do të jetë vlerësim gjithsesi i KQZ-së, jo imi, natyrisht ky është mendim i imi personal po gjithsesi do të ishte kthim prapa sepse Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve, standard që e kanë vlerësuar të gjitha institucionet qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare, dhe do të ishte besoj hap i gabuar që tash të kthehemi në një pikë ku kemi qenë shumë kohë më parë”, është shprehur Daka.

Tashmë po punohet në krijimin e një udhëzimi administrativ që i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë.

E pyetur nga RTV21 se a mund të jetë ky udhëzim një bazë ligjore për ta sfiduar sistemin në përgjithësi, Daka tha se nuk e konsideron si të tillë.

“Udhëzimi administrativ mund vetëm ta përcaktojë procedurën se si do të zhvillohet mbajtja apo mbledhja e nënshkrimeve për peticion, por nuk mund të krijojë bazë të re ligjore. Ajo ka qenë vlerësimi asaj ministrie, ata e konsiderojnë por gjithsesi ai udhëzim administrative mund të rregullojë vetëm procedurat asgjë tjetër. Nuk mund të japë më shumë kompetenca se ato që janë të përcaktuara me ligjin përkatës“, ka thënë Daka.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika