Daka: Pas vitit 2010, partive politike u është shpjeguar që zgjedhjet fitohen me punë e jo me vota të manipuluara

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka treguar se deri në vitin 2010 ka ndodhur gjithçka në vendvotime, por, sipas saj, pas këtij viti partive politike u është shpjeguar se zgjedhjet fitohen me punë, jo me forcë e as me vota të manipuluara

Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së

Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se deri vonë nuk i ka parë as fletvotimet dhe nuk ka mundur të ndikojë në asnjë rezultat.

“Deri vonë nuk i kam parë fizikisht as fletëvotimet, as qendrat e votimit, përveç kur kemi shkuar në qendrën e numërimit të votimit, ku për herë të parë i kemi shikuar unë dhe anëtarët e tjerë. Pra, edhe me dashtë nuk ke mundur të ndikosh në asnjë rezultat”, ka thënë Daka.

Daka ka thënë se në vitin 2010 ka ndodhur gjithçka në vendvotime, por pas vitit 2010 ka pasur ndryshime pozitive.

“Në vitin 2010 ka ndodhur gjithçka në vendvotime, por pas 2010-ës me ndihmën edhe të bashkësisë ndërkombëtare edhe të vetë subjekteve politike, edhe me angazhimin e jashtëzakonshëm të KQZ-së, është arritë që në një lloj mënyre edhe t’u shpjegohet partive politike që zgjedhjet fitohen me punë, jo me forcë, as me mashtrime, as me vota të manipuluara”, ka thënë ajo, duke shtuar se në atë moment qytetarët dhe partitë politike kanë kuptuar që nëse duan të fitojnë, atëherë duhet të punojnë.

Ndërsa, për rolin që e kishte si gjyqtare, Daka është shprehur se kjo ishte e vështirë. “Unë kisha kohë që isha emëruar, dhe atëherë kishte shumë pak femra të cilat kanë qenë gjyqtare, sidomos, në lëminë penale dhe ka qenë pak e vështirë, pak e mundimshme që t’u shpjegosh palëve që ti je gjyqtare…Por, gjithsesi, pas luftës ka pasur shumë gjyqtare, e sidomos në vitet e fundit ka shumë femra që vendosin të marrin drejtimin e gjyqësorit”, ka thënë tutje Daka, duke shtuar se dallimi në mes të periudhës së paraluftës dhe pasluftës, lidhur me këtë çështje, nuk është i madh dhe nuk ka ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm.

Daka është shprehur se gjyqësia në përgjithësi duhet të veprojë pa emocione, sepse, sipas saj, nëse përfshihen emocionalisht në rast, atëherë “vendimi” do të jetë i anshëm.

Ajo ka rrëfyer edhe një nga rastet më të ndjeshme me të cilat është përballur në cilësinë e gjyqtares.

“Ka qenë një vrasje e trefishtë, kemi pasur tre viktima, njëra prej tyre ishte një 15-vjeçar. Ka qenë rast bukur i vështirë, sepse e gjithë familja e dy prej të vrarëve ka humbë të gjithë fëmijët në të njëjtën mënyrë, nga vrasjet. Ka qenë emocionuese, e dhimbshme njëkohësisht, por edhe e vështirë të shohësh që familja e të dëmtuarit nuk ka qenë fare prezente, sepse kanë qenë në gjakmarrje. Ka pasë shumë tensione dhe në sallën e gjykimit, e cila i ka pasë përafërsisht 200-300 persona që kanë qenë të interesuar, dhe të cilët edhe pasi kanë dalë nga salla ka plasë edhe një sherr”, është shprehur ajo.

Daka ka shtuar se para luftës ishte dënimi me vdekje dhe mënyra e ekzekutimit ishte me pushkatim, në të cilin ka marrë pjesë gjyqtari që e ka shqyrtuar dënimin, drejtori i burgut ku është mbajtur dhe ekipi i pushkatimit prej policëve, të cilët asnjëri nuk e ka ditur se cili e ka plumbin, sepse, sipas Dakës, ka qenë vetëm një plumb që ka shkaktuar vdekjen.

Ajo ka bërë të ditur se ky dënim nuk ekziston edhe pas luftës.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika