Dakordimi në Bruksel për të pagjeturit, dyshime se mund të ketë rezultat konkret

Fakti se Kosova dhe Serbia u pajtuan për rregulloren e punës së Komisionit të Përbashkët që e mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës së Përbashkët për Personat e Zhdukur, nuk nënkupton se çështja e të pagjeturve do të zgjidhet shpejt dhe do të ketë gatishmëri për bashkëpunim nga Serbia. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, mendon se ky dakordim është lëvizje pozitive, por këshillon që të jemi të rezervuar me pritjet ose shpresat se do të reflektojë Serbia

Kryenegociatori në dialogun Kosovë- Serbi nga Kosova, Besnik Bislimi, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.

Tri vjet pas fillimit të diskutimeve dhe më shumë se një vit pasi Kosova dhe Serbia u dakorduan për Deklaratën e Përbashkët për Personat e Zhdukur, i është hapur rrugë procesit të zbatimit.

Në takimin e ndërmjetësuar nga emisari Lajçak, palët janë pajtuar për termat e referencës, ose ndryshe rregulloren e punës së Komisionit të Përbashkët, i cili e mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës, dhe i cili do t’i monitorojë disa fusha.

“Në identifikimin e vendeve të varrimit dhe pasgërmimet e mëtejshme, Në aksesin në informacion të saktë dhe të besueshëm, duke përfshirë gjithë dokumentacionin përkatës kombëtar dhe ndërkombëtar, përdorimin e të dhënave satelitore, teknologjinë Light Detection and Ranging (LIDAR) dhe teknologjinë e avancuar për zbulesën e varrezave masive, Dhe respektimin e të drejtave të familjeve të Personave të Zhdukur”, thuhet në përmbajtjen e dakorduar në Bruksel,

Në komisionin i cili udhëhiqet nga BE-ja, Kosova nuk përfaqësohet nga UNMIK-u, kërkesë e kamotshme e Serbisë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, thotë se Komisioni i Përbashkët pengesat dhe kërkesat mund t’i përcjell edhe tek 27 vendet anëtarë të BE-së, por këshillon të priten rezultatet dhe të ketë përmbajtje nga pritjet e larta.

“Çka bënë kjo, arkivat për shembull që i kam kërkuar në vitin e kaluar nga z. Vuçiq dhe që nuk kam marrë asnjë përgjigje e le më thënë jo, nuk kemi marrë as përgjigje kjo e trajton si temë. Do të thotë të gjitha problemet, shqetësimet që nuk rregullohen në kuadër të grupeve punuese, kjo i ngritë si çështje në nivel pak më të lartë”, ka deklaruar Andin Hoti  – Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Ndërkohë, emisari Miroslav Lajçak, pos këtij lajmi pozitiv ka treguar se nga palët ka kërkuar de-përshkallëzim të situatës, përgjegjësi për sulmin në Banjskë, ri-integrim të serbëve, themelim të asociacionit si dhe njohje të simboleve të Kosovës.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika