Janë publikuar pamjet nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian (BE) të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell, në Bruksel, i shoqëruar edhe nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
BE e konsideron takimin e gjashtë mes Kurtit dhe Vuçiqit si më të rëndësishmin, sepse, kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.
Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.
Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se presin që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë propozimin pa diskutime të mëtejme.
Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.