Dalin pamjet e takimit të Vuçiqit me zyrtarët evropianë, Borrell e Lajçak (VIDEO)

Pas Kurtit, BE-ja ka publikuar pamje nga takimi i presidentit të Serbisë, Vuçiq me kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak

FOTO: Reuters

Janë publikuar pamjet nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian (BE) të takimit në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell,i shoqëruar nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Paraprakisht, ata u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.

BE e konsideron takimin e gjashtë mes Kurtit dhe Vuçiqit si më të rëndësishmin, sepse, kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se presin që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë propozimin pa diskutime të mëtejme.

Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika