Janë publikuar pamjet nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian (BE) të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell, në Ohër i shoqëruar edhe nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Ndryshe, takimet dypalëshe të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfunduan.
Ndërsa, takimi i përbashkët pritet të nisë së shpejti.