Dalin rezultatet e provimit pranues për disa fakultete të UP-së

Disa fakultete të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues për studimet themelore të vitit akademik 2022-23

Ilustrim, foto UP

Universiteti i Prishtinës ka publikuar të premten rezultatet e provimeve pranuese në disa fakultete.

Bëhet fjalë për Fakultetin Filozofik, atë të Arkitekturës, Fakultetin e Bujqësisë, Veterinarisë si dhe atë Juridik.

“Njoftoheni që disa nga njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ tashmë kanë shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2022-23”, thuhet në njoftimin për media.

Foto nga faqja zyrtare e Universitetit të Prishtinës

Në vitin e parë të studimeve themelore për këtë afat, UP-ja ka hapur konkurs për pranimin e studentëve me 12 korrik të vitit 2022.

Gjatë këtij afati, Universiteti i Prishtinës pritet që të pranojë 5 mijë e 497 studentë të rinj.

Për të parë të gjitha rezultatet, klikoni KËTU.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika