Nga zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike (PD) të 16 prillit, në Tiranë, u bë i ditur rezultati i këtij procesi demokratik i cili ishte nën organizimin e Këshillit për Rithemelimin e PD-së.
Në degën e PD-së në Skrapar, fitues për kryetar të kësaj degë është shpallur Hajredin Lahe Bakiasi. Kjo u bë e ditur nga Komisioni për Organizimin dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale për PD-në, ku ka marrë 69 për qind të votave.
Ndërkaq në degët e Kuçovës, fitues ka arritur të dalë, Myslim Isuf Haxhiu, me 57 për qind të votave.
Në degën e 16-të të Tiranës ka dalë fitues, Eduard Gani Rexha, i cili u zgjodh kryetar pasi kishte arritur të merrte 69.7 për qind të votave.
Në Paskuqan fitues doli Anton Lek Pjetërnikaj me 86 për qind të votave.
Ndërsa, Andi Gani Beliu u shpall kryetar i degës së 10-të të Tiranës, pasi arriti të siguronte 86 për qind të votave.
Komisioni i Rithemelimit më herët i kishte emëruar, Agron Lokën në Fushë Krujë, Leonard Rakipajn në Selenicë, Rrapi Gjikën në Fier, Resmi Shanaj në Mallakastër dhe Emels Xhaxhaj në Roskovec.
Zgjedhjet për kryetar të degëve janë planifikuar të përfundojnë më 20 prill. Dhjetë ditë pas këtij procesi do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nga Komisioni për Rithemelim.