Dallimi mes politikës së Merkelit dhe Scholzit ndaj Ballkanit

Kërkesa e qartë e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës po vlerësohet si synim për ekuilibrim të politikës në Ballkan. Njohës të politikës së jashtme thonë se Scholz po rregullon çështjet e lëna nga paraardhësja e tij Angela Merkel

Përmendja e njohjes së Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE nga kancelari gjerman, nuk i pëlqeu aspak presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Mirëpo, sipas Olaf Scholzit, në këtë çështje nuk ka asgjë për t’u befasuar, pasi siç tha, ky qëndrim i Gjermanisë dihet prej kohësh.

Deklaratat e kancelarit gjerman në Beograd, pas atyre në Prishtinë, sipas profesorit Milazim Krasniqi, janë dëshmi e presionit të madh për pozicionin e Serbisë karshi Rusisë.

Deklarata e Vuçiqit e shpreh gjendjen mentale të bllokuar në Serbi, sepse ata nuk e pranojnë realitetin, përndryshe ky është realitet që edhe zogjtë e malit e dinë, që Kosova është e pavaruar dhe Serbia nuk ka asnjë lloj qasje në Kosovë. Por problemi është se serbët shtiren ashtu sepse evropianet i kanë toleruar ashtu… Ka filluar të rritet presioni ndaj Serbisë nga Gjermania dhe nga gjithë Evropa, për shkak se Serbia ka mbetur e lidhur me Putinin ndërsa kërkesa është që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke pasur parasysh qëndrimin shumë pro serb të kancelares Merkel, tani Olaf Scholz ka filluar ta bëjë më të ekuilibruar politikën”, ka thënë profesori, Milazim Krasniqi.

Ndërsa profesori tjetër, Dorajet Imeri mendon se presioni është në palën kosovare.

Ai thotë se reagimi i Vuçiqit nuk është i papritur.

“Nuk mendoj që Scholz ka kaluar më mirë në Kosovë, ai e bëri të qartë se pa një marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë asnjë përparim të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe konsideroi që kjo është presion për Kosovën, e jo për Serbinë sepse një njohje e pritur nga Serbia do të mund të arrihet nëpërmjet një marrëveshjeje apo konsensusi politik. Kjo është një arritje politike për Serbinë, sepse Kosova do të duhet fatkeqësisht të dalë përtej asaj se çka është ofruar në pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Dorajet Imeri.

Kosova insiston që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika