Damka: S’ka qenë mesazhi i telefonit tim, ende nuk e kemi caktuar cilën pozitë do ta marrim

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti turk, Fikrim Damka, ka deklaruar se komuniteti turk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 3, por se ende nuk janë caktuar pozitat që do t’i takojnë këtij komuniteti.

Ai sqaroi gjithashtu se një bisedë që qarkulloi mes mediave për një propozim për zv.ministra dhe nënkryetarë të pakicave “nuk ka qenë mesazh i tij, por një keqkuptim”.

“Kemi pasur diskutime për nënkryetarin e pakicave jo-serbe, ka pasur debate për atë pozitë, por nuk ka pasur debat për zv.ministra apo pozita të tjera. Ka qenë një keqkuptim. Nuk ka qenë mesazh i telefonit tim, ka qenë i dikujt tjetër”, ka deklaruar Damka.

Ai theksoi gjithashtu se për momentin nuk janë caktuar pozitat që do të merrte komuniteti turk, por do të diskutohet në ditët në vijim për të vendosur se cilat pozita do të takojnë këtë komunitet në Qeverinë e re.

“Ne do ta votojmë Qeverinë Kurti 3. Ende nuk e kemi caktuar se cilën pozita do ta marrim, por besoj se komuniteti turk do të jetë pjesë e qeverisë”, ka shtuar ai.

Damka gjithashtu e mohoi informacionin që ka të dhëna për mundësinë e marrjes së një ministrie nga Duda Balja, duke theksuar se nuk janë ende të caktuara ndonjëherë për këtë çështje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika