“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e preferuar e javës për publikun

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave.

Fansat e muzikës votuan në një sondazh të publikuar nga revista “Billboard”, duke zgjedhur kolonën zanore të filmit “Barbie”, këngë kjo e interpretuar nga pop ylli 27-vjeçar, si publikimin e ri muzikor të preferuar të javës.

Kënga me tinguj të zhanrit disco – njëherësh singli i parë nga filmi i ardhshëm “Barbie” i regjisores Greta Gerwig – është bashkëshkruar nga Mark Ronson, Caroline Ailin dhe Andrew Wyatt.

Ronson shërben si producent ekzekutiv për albumin me kolonat zanore, i cili zyrtarisht mbanë titullin, “Barbie Album”.

Artistët tjerë që përfshihen në album janë, Nicki Minaj, Ice Spice, Lizzo, Charli XCX dhe PinkPantheress.

Dua Lipa e ka një rol si aktore në këtë projekt të shumëpritur nga publiku, duke e portretizuar një barbie sirenë krahas protagonistëve, Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika