Diplomati danez Peter Sorensen është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian si pasardhës i sllovakut, Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, sipas Radio Evropës së Lirë ia ka dhënë dritën e gjelbër Sorensenit për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sorencen pritet ta nis punën nga fillimi i shkurtit ndërsa Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar në fillim të javës tjetër.
Fakti se Sorsensen e njeh realitetin në Ballkan dhe vjen nga një shtet njohës po vlerësohet pozitiv, por jo vendimtar, sepse gjendja shumë do të varet edhe nga qëndrimet e administratës Trump.
“Vendimet për shtyerje të dialogut më tutje, për dinamikat e dialogu për strategjinë e dialogut do të jenë vendime nga zonja Kallas me shtetet anëtare, si dhe një ndikim të madh do ta ketë emisari special që ende nuk është emëruar për Kosovën dhe Serbinë por përgjithësisht për Ballkanin të shohim”, ka thënë analistja, Magbule Shkodra.
Por kush është Sorensen?
Aktualisht shërben si Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale, ishte përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë, ish- shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup, pjese e OSBE-së në Kroaci dhe më e rëndësishmja për t’u përmendur, Sorensen ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi e po ashtu në Kosovë ka shërbyer si këshilltar për misionin e UNMIK-ut.