Danimarka pezullon marrëveshjen me Kosovën për burgjet

Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën për burgjet. Sipas kësaj marrëveshjeje, synohej që kriminelët që deportohen nga Danimarka të vuanin dënimin në një burg në Kosovë

Ilustrim

Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën për burgjet.

Pezullimi i kësaj marrëveshjeje raportohet të ketë ardhur si pasojë e financimit, raporton mediumi danez, ekstrabladet.

Sipas kësaj marrëveshjeje, synohej që kriminelët që deportohen nga Danimarka të vuanin dënimin në një burg në Kosovë.

Ministri i atëhershëm i drejtësisë, Nick Hækkerup, nënshkroi një traktat që Danimarka mund të marrë me qira 300 vende në burgun në Kosovë.

Por këto plane tani janë vënë në pritje, pasi, sipas një komunikate të Shoqatës së Burgjeve, thuhet se ka mungesë financimi për këtë projekt.

“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSh e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, nuk kishte shumicë politike për këtë projekt”, thuhet tutje.

Problemet financiare bënë që të mungojnë financa për Shërbimin Korrektues, dhe për t’u realizuar plani për të dërguar të burgosurit në Kosovë.

Marrëveshja kishte vlerën e 200 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për dhjetë vjet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika