Dardan Gashi: Albin Kurti ditë e natë po punon për të shkatërruar shtetin e Kosovës

Analisti Dardan Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po punon për të shkatërruar shtetin e Kosovës

Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po punon për të shkatërruar shtetin e Kosovës.

“Albin Kurti me apo pa vetëdije, ditë e natë po punon për të shkatërruar shtetin e Kosovës. Këta të tjerët (qeveritë e kaluara) e kanë qitë në super dritë”, ka thënë Gashi në “Debat Plus“.

“Qëky shtet që e ka marrë Albin Kurti ka qenë komplet funksional, duke përfshirë veriun. Albin Kurti është duke e shkatërruar funksionalitetin e Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Gashi ka thënë se kjo fillon që nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sipas tij çdo ligj që e prodhon Haxhiu është kundër rendit kushtetues. “Mos të flas për ministra të tjerë”, është shprehur ai.

“Në gjendje më të rëndë Kosova nuk ka qenë kurrë prej pasluftës”, është shprehur tutje analisti Dardan Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika