Dardan Gashi: Kurti edhe Vuçiq nuk dëshirojnë që vizitën në Berlin ta konsiderojnë takim bilateral

Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, ka pohuar se qëllimet e kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz janë që të ringjallin dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që të orientoj Ballkanin Perëndimor drejt procesit të Berlinit, rrugë që dërgon tek anëtarsimi në familjen e madhe evropiane

Dardan Gashi ish-zëvndës kryeminstri

Dardan Gashi e ka cilësuar pozitën e shtetit gjerman si një ndërmjetsues neutral, pasi, e ka përkrahur Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku kancelari gjerman, kishte kërkuar që një ndër pikat e kësaj marrëveshjeje të jetë edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Por, gjithashtu ai e ka përkrahur kërkesën e Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013-të, të cilat ishin nënshkuar në Bruksel nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetsimin nga Bashkimi Evropian ku për qëllim është themelimi asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se dialogu nuk është fontanë dëshirash, që të shprehin se çka do të realizojnë apo nuk do të realizojnë, ai ka rikujtuar se Kosova ka nënshkruar disa marrëveshje.

“Kosova ka marrë obiligime sa i përket marrëveshjeve të vitit 2013-të dhe më të hershme, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Gjermania do të insitojnë që këto marrëveshje të zbatohen në teren dhe pastaj të bëhet njohja reciproke”, ka thënë Dardan Gashi në DebatPlus.

Sipas Gashit në dialogun Kosovë-Serbi nga pala ndërmjetsuëse ka sheqer, karrotë por gjithashtu ka edhe shkop.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika