Analisti Dardan Gashi në Debat Plus ka thënë se inercioni i politikës është kjo çfarë ka ndodhur tani. Ai më tej ka shtuar se ”nuk mundesh me hy në qeveri në një vend sikurse që është Kosova me fuqi të vogël qoftë ekonomike apo ushtarake e me i shit mend botës. Mirëpo, Albini ka menduar ashtu nja 15 vite, ka bërë trazira dhe e ka mbajt vendin në ankth për 15 vjet me këto tema”.
Më tej Gashi është shprehur i lumtur që gjërat kanë lëvizur në drejtimin e duhur, pra duhet të pranohet realiteti qoftë si shoqëri qoftë si kryeministër.
“Shpresoj që të reflektoj tutje edhe në temat e tjera, edhe në qeverisjen e vendit në përgjithësi jo vetëm në këtë temë.”
Gashi ka thënë se marrëveshja ka shumë mangësi në tërësi. Ajo si e tillë nuk është e dëmshme për Kosovën sepse po deklarohet që është marrëveshje bazike me të cilën ndoshta më vonë duhet negociuar gjëra të tjera”.
Mirëpo, Gashi ka thënë nëse kthehemi në retrospektiv se “kush është duke e bërë [marrëveshjen] është tmerr”.
“Është një njeri që për 15 vjet i ka bërë dëm këtij vendi pikërisht me këtë temë. Edhe pas 15 viteve me ardh me bë ma zi se siç ka ndodh dhe se siç ka pas me ndodh është tmerr”, ka thënë ai.
Por, nëse shihet në anën tjetër, Gashi ka pyetur se çfarë kishte me bë Albin Kurti me njerëzit e tij nëpër qytet nëse një qeveri tjetër kishte me arrit një marrëveshje të tillë?
Gashi ka thënë se sipas tyre “kjo kish me qenë një tradhti e madhe”, por, në esencë sipas tij “marrëveshja është e vetmja çka ka mundur me bë në këtë situatë, sepse Serbia prej Perëndimit është duke u joshur sot, për tu larguar nga Rusia edhe me u fut në kampin perëndimor dhe një prej sakrificave që e bënë perëndimi jemi ne”, ka thënë ndër të tjera Gashi.