Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, të akuzuarin për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani më 22 gusht të vitit 2021 ndërsa me 15 vjet burgim të akuzuarin tjetër, Arbër Sejdiu

Fotoilustrim, Dardan Krivaqa në njërën nga seancat ku u gjykua për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Themelore në Ferizaj të premten e 4 gushtit e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Ndërsa të akuzuarit Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Dy të akuzuarit, Krivaqa dhe Sejdiu, megjithatë u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për ta fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa dhe Sejdiu u akuzuan për një sërë veprash penale, përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit, si dhe vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Aktakuza thotë se Sejdiu me dashje kishte ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Ai akuzohet se edhe pse ishte në dijeni se Krivaqa po kryente aktin e dhunimit, me dashje kishte marrë veprime në lehtësimin e kryerjes së kësaj vepre penale si dhe vazhdimisht kishte vëzhguar nëse ndonjë banor është duke lëvizur aty pari.

Që të dy akuzohen po ashtu se kanë tentuar t’i fshehin gjurmët e krimit, duke tentuar të fshehin pamjet e kamerave të sigurisë.

Lexo edhe: Vrasja e Marigona Osmanit, gjithçka nga gjykimi i Krivaqës dhe Sejdiut

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika