‘Dardanët’ arrijnë në Volos

Pas takimit të 5 qershorit, "Helenët dhe Dardanët" priten të takohen përsëri të dielën e 12 qershorit

"Dardanët" arrijnë në Greqi

Kosova ka udhëtuar drejtë Volosit ku do të luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve, kundër Greqisë.

Në mesditë, skuadra ka arritur në Volos . Sot (e shtunë), në orën 19:00, sipas kohës lokale “Dardanët” priten të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

Në këtë ndeshje të rëndësishme, Kosovës do t’i mungojnë 5 lojtarë.

Foto nga arritja e “Dardanëve” në aeroportin e Greqisë

Asaj do t’i mungojnë shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.

Ndërkaq, ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 20:45.

Ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Helenët” mposhtën “Dardanët” me rezultat 1-0.

Greqia fiton 1:0 ndaj Kosovës në Stadiumin “Fadil Vokrri”

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika