Kosova U20, në konkurrencën e meshkujve të shtunën fillojnë rrugëtimin e tyre në Kampionatin Europian, Divizioni B. Ky kampionat do të mbahet në Shkup me datën 7 deri me 16 korrik.
Kështu ka bërë të ditura Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Kosova U20 ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Shqipërinë dhe me Malin e Zi.
Dardanët do të përballen me Gjeorgjinë, Suedinë, Azerbajxhanin dhe Ukrainën.