“Dardanët” udhëtojnë drejt Qipros

Kombëtarja e Kosovës udhëton drejt Qipros, ku “Dardanët” do të luajnë ndeshjen e parë në kuadër të sezonit të ri të Ligës së Kombeve

Të mërkurën e 1 qershorit, Kombëtarja e Kosovës udhëton drejt Qipros, ku “Dardanët” do të luajnë ndeshjen e parë në kuadër të sezonit të ri të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen me Qipron nuk do të jetë i pranishëm lojtari Mërgim Vojvoda, për shkak të lëndimit.

Në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, Kosova është në grupin e dytë të Ligës C, bashkë me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron.

Ekipi i Alain Giresse, më 5 qershor në “Fadil Vokrri” do të luajë kundër Greqisë. Po ashtu, si vendas skuadra “verdh e kaltër” do të luajë kundër Irlandës së Veriut. Ndërkaq më 12 qershor, do ta luajë ndeshjen kthyese si mysafire në Greqi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika