DASh emëron Alexander Kasanof si pasues të Gabriel Escobar

Departamenti Amerikan i Shtetit -DASH

Aleksander “Sasha” Kasanof është personi i cili do ta pasojë pozitën e Gabriel Escobar si zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Ballanin Perëndimor.

Kasanof, siç tregon faqja e Departamentit amerikan të Shtetit, nga e premtja e 19 korrikut është zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Ballanin Perëndimor, si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

Sasha ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish-nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtrues i detyrës së nënsekretarit për Çështjet Politike, John Bass. Ai ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë, siç thuhet në webfaqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

DASH tregon se ai ka marrë çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kyiv gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika