“DASH-i kërkon nga Qeveria ta rishqyrtojë vendimin e BQK-së për dinarin”

Gazetarja serbe, Ksenija Pavloviç McAteer, që raporton nga Uashingtoni, ka shkruar se një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, i ka thënë se ShBA-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për vendimin që në Kosovë të përdoret vetëm një valutë euro

Departamenti Amerikan i Shtetit -DASH

Gazetarja serbe, Ksenija Pavloviç McAteer, që raporton nga Uashingtoni, ka shkruar se një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka thënë se ShBA-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për vendimin që në Kosovë të përdoret vetëm një valutë euro.

Komentet e zyrtarit të DASH-it për gazetaren Pavloviç kanë ardhur pas ankesave të shtetit serb se vendimi i Kosovës afekton serbët e Kosovës, meqë ata i pranojnë të gjitha ndihmat nga Serbia në dinarë.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’u përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbusë ndikimin që ato vendime do të kenë në qytetarë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i DASH-it.

Zëdhënësi i DASH-it, siç raporton “The Pavlovic Today”, është shprehur i shqetësuar se vendimi i BQK-së do të ketë impakt negativ në komunitetin serb në Kosovë.

Departamenti i Shtetit nënvizoi se, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe zotimet e marra sipas Planit të Ahtisaarit, Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit etnik serb në Kosovë”.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të kërkojmë nga Kosova që të përmbushë zotimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (ASM)”, ka thënë zëdhënësi.

“Asociacioni është mekanizmi primar, përmes të cilit Serbia në mënyrë transparente mund të ofrojë mbështetje financiare për institucionet dhe individët sipas kornizës ligjore të Kosovës”, ka sqaruar më tej ai.

Ndryshe, edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, janë shprehur të shqetësuar me vendimin për dinarin, ndërsa kanë kërkuar që serbëve t’u jepet më shumë kohë në atë mënyrë që ata të adaptohen me vendimin në fjalë.

Vendimi i BQK-së pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika