DASH konfirmon se disa afganëve që ishin strehuar në Kosovë u është refuzuar hyrja në SHBA

DASH ka konfirmuar se afganëve u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara si shkak i procesit të mosverifikimit, i cili mund të rrisë numrin e afganëve të refuzuar në SHBA

Afganëve të strehuar përkohësisht në Kosovë u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shkak i moskalimit të procesit të verifikimit, konfirmon Radio Evropa e Lirë.

“Përderisa shumicës së udhëtarëve afganë në kuadër të grupit OAW [Operacioni për mirëpritjen e aleatëve] u është lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara përmes procesit tonë të verifikimit, përfshirë edhe shumicën e afganëve në Kosovë, një numër i vogël i individëve të cilët nuk e kanë kaluar procesin, shërben si shembull se sistemi po punon siç duhet. Departamenti, në fund të fundit, e vlerëson me prioritet më të lartë sigurinë e popullit amerikan”, ka thënë zyrtari i DASH-it.

Megjithëse zyrtari nuk ka folur për raste individuale, ai ka thënë se përderisa procesi i verifikimit vazhdon të funksionojë, numri i individëve të cilët nuk do të mund të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rritet.

Afganët të cilëve u është refuzuar hyrja për në SHBA pritet t’iu mundësohet ky udhëtim brenda një viti. Në të kundërt, ata do të zhvendosen në një shtet të tretë. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i DASH-it, i cili ka theksuar se Washington-i do të ndihmojë në kthimin e afganëve në Afganistan, nëse ata zgjedhin diçka të tillë.

SHBA kishte nisur përpjekjet e largimit të afganëve që punonin për Washington-in, pasi tabilanët pushtuan Afganistanin në gusht të 2021.

Afganët “e bllokuar” në Bondsteel

Kosova ishte zotuar që të pranonte deri në 2,000 shtetas afganë, deri atëherë kur t’iu përfundonin procedurat ligjore për riatdhesim në SHBA.

Deri tani, Kosova ka strehuar mbi 1.300 afganë.

Raportohet që afganët e vendosur në Kosovë kanë qenë kryesisht, bashkëpunëtorë të SHBA-së dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021.

Ata janë vendosur në dy kampe në afërsi të Ferizajit, në kampin amerikan Boondsteel dhe tjetri, Bechtel-Enka. Sipas zyrtarit të DASH-it, deri më tani afër 600 afganë janë larguar nga kampi ushtarak amerikan, Bondsteel, që gjendet në Ferizaj.

Njëherësh, Zyrtari i DASH-it ka thënë se SHBA-ja do të punojë me individët të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA për të gjetur alternativa për strehimin e tyre.

“Këtu përfshihet identifikimi i shteteve që janë të gatshme të pranojnë afganët për t’u zhvendosur, ose, kur afganët dëshirojnë që vullnetarisht të kthehen në Afganistan, të ndihmohen në këto situata. Megjithatë, SHBA-ja nuk do të ndërmjetësojë kthimin e asnjë shtetasi afgan në Afganistan, përpos nëse ata duan të kthehen vetë”, tha zyrtari i DASH-it.

Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe SHBA-së  e cila pajtohet të zhvendosë afganët diku tjetër brenda 365 ditëve në rast të procesit të mosverifikimit, hyri në fuqi më 25 gusht të 2021.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë bërë të ditur nëse janë në bisedime për Qeverinë amerikane për çështjen e afganëve të strehuar në Kosovë, të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA.

Në mars të këtij viti, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë për gazetarët se asnjë afgan, i cili mund të mos e kalojë procesin e verifikimit, nuk do të mbetet në Kosovë.

Më 24 maj të këtij viti, Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se disa afganë që aktualisht po presin në bazën e Ushtrisë së SHBA-së në Kosovë, do t’u mohohet hyrja në SHBA, por për të njëjtit do të punohet për të gjetur një zgjidhje alternative.

Afganët duke u larguar nga Kosova

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika