DASh kritikon sulmin e Vuçiqit ndaj Edward Joseph-it

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington

“Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph”.

Kështu ka shkruar në Twitter Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë.

Përveç këtij njoftimi, Joseph e publikoi edhe deklaratën ku ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë akuza serioze dhe të pabaza ndaj tij gjatë një paraqitjeje në një televizion në Serbi më 30 dhjetor.

Departamenti amerikan i Shtetit ka theksuar ndër të tjera se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.

“Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë tutje DASh-i.

Ky postim në Twitter u shoqërua me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika