DASh: Marrëveshja e Dejtonit nën kërcënim, do t’i mbajmë përgjegjës individët anti-Dejton

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Ne do të vazhdojmë të mbajmë përgjegjës për veprimet e tyre individët e përfshirë në aktivitete që kundërshtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit"

DASH

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj një ligji që ka miratuar Asambleja Kombëtare e Republikës së Srpska. Ligj, i cili synon të anulojë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas DASh-ti, ky ligj shkel Kushtetutën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe bie ndesh me  Marrëveshjen Dejtonit.

“Asambleja Kombëtare e Republika Srpska miratoi një ligj këtë javë që synon të anulojë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese në njësi. Ky ligj shkel Kushtetutën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe bie ndesh me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Sfidimi i Gjykatës Kushtetuese kërcënon jo vetëm sundimin e ligjit, por edhe stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Bosnje dhe Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e DASh-it.

Në njoftim theksohet së ShBA mbështesin fuqishëm integriteti territorial dhe sovranitetin e Bonjës.

“I kombinuar me retorikën antiDayton nga disa udhëheqës të Republika Srpska, ligji përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm të kërcënimeve secesioniste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Ne do të vazhdojmë të mbajmë përgjegjës për veprimet e tyre individët e përfshirë në aktivitete që kundërshtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika