DASH sanksionon dy zyrtarë nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova për përfshirje në korrupsion

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se ka sanksionuar ish kryeprokuroren e Posaçme të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për përfshirje në korrupsion

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se ka sanksionuar ish kryeprokuroren e Posaçme të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për përfshirje në korrupsion.

Në një njoftim të Departamentit të Shtetit thuhet se “veprimet e tyre dëmtuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse”.

Në njoftim thuhet se ish kryeprokurorja e Posaçme e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, ndërsa ishte në detyrë, ishte e përfshirë në akte korruptive, duke shfrytëzuar ndikimin e saj politik dhe pushtetin zyrtar për përfitime personale.

“Ka informacione të besueshme që zonja Janeva ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kryetari i komunës së Karposhit, zoti Jakimovski, thuhet më tej, ishte përfshirë në akte korruptive, duke shfrytëzuar postin e tij zyrtar për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit. për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Për ish kryetarin e komunës së Kaçanikut, zotin Zharku, thuhet se ishte i përfshirë në akte korruptive, duke shfrytëzuar postin e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën komunës, për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sanksionet, thuhet në njoftim, dëshmojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë të gjithë autoritetin për të nxitur llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe në botë.

Të sanksionuarve dhe anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika