DASH shpall non grata kryetarin e komunës së Strugës

Siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, një vendim i tillë ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin. Përpos kryetarit, hyrja në SHBA i është ndaluar edhe familjes së ngushtë të tij

Departamenti Amerikan i Shtetit -DASH

Departament amerikan i Shtetit ka shpallur non grata kryetarin e Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut, Ramiz Merkon, të martën.

Siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, arsyeja e një vendimi të tillë mbetet si shkak i përfshirjes së Merkos në korrupsion.

“Shtetet e Bashkuara po caktojnë kryetarin e komunës së Strugës, Maqedonia e Veriut, Ramiz Merko, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Ndërsa shërbente si kryetar i komunës së Strugës, Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në procese gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim

Bëhet e ditur se një vendim i tillë ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin.

Njëherit, DASH cakton gjithashtu gruan e Merkos, Shpresa, dhe tre fëmijët e rritur, Genc, ​​Nazmije dhe Drenushe. të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika