DASH: Trump i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

DASH

Departamenti i amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit Marco Rubin ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha për përkushtimin e presidentit Donald Trump për ti dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një komunikatë për media thuhet se angazhimi i Trump në dhënien fund të konfliktit përfshin edhe veprime efektive në Këshillin e Sigurimit.

‘’Sekretari i Shtetit Marco Rubio foli me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha të premten për të riafirmuar angazhimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke përfshirë veprime efektive në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara’’.

‘’Kjo thirrje është e fundit në angazhimet e shumta të nivelit të lartë midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Ukrainës për të arritur një paqe të qëndrueshme’’, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së DASH-it, Tammy Bruce.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika