DASh: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale

Vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut) janë radhitur mes vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit -DASH

raportin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport se 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

“Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.

“Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport.

Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2022.

Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile./REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika