“Dashunia” – tema qendrore e Festivalit “Etno Fest”

"Etno Fest", festival i cili eksploron etnosin, traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, këtë vit vjen me edicionin e tij të 12-të. Për më shumë se një dekadë ka qëndruar afër publikut duke sjellë ekspozita të shumta, shfaqje teatrale, performaca baleti, rite arkaike, debate e promovime librash

Pamje nga edicioni i Festivalit "Etno Fest"

Festivali “Etno Fest” edhe kësaj radhe e ka shndërruar fshatin Kukaj në një atraksion turistik.

Të shtunën e tre shtatorit, “Etno Fest” që promovon kulturën, artin, traditën e trashëgiminë kulturore të vendit, hapi dyert me një program të pasur artistik.

“Në edicionin e dymbëdhjetë të “Etno Fest” temë qendrore është ‘Dashunia’ për vlerat më të sinqerta të dashurisë për tokën, atdheun, familjen, kafshët dhe natyrën dhe kjo sipas organizatorëve do të jetë e shfaqet në programin e festivalit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë performanca të shumta, ekspozita, shfaqje teatrale e të shijojnë ushqim tradicional në fshatin Kukaj.

Në hapje mori pjesë ministri i kulturës, Hajrulla Çeku i cili në fjalën e tij ka thënë që ky festival ka koncept të shkëlqyer.

“Ky Festival shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi, duke ruajtur dhe promovuar traditat tona”, është shprehur Çeku.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Festivali që do të zgjasë deri më 9 shtator mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Etno Fest” është një organizim i cili ndër vite ka mbledhur vizitorë nga trojet shqiptare dhe jo vetëm. I nisur para 12 vjetëve me një qëllim të vetëm, gjetja, ruajtja, dhe promovimi i arteve dhe kulturës sonë tradicionale.

Pamje nga edicioni i Festivalit “Etno Fest”

Një festival i cili eksploron etnosin tonë, traditën dhe trashëgiminë kulturore, i krijuar nga profesori Fadil Hysaj, tashmë më shumë se një dekadë ka sjellë dhe vazhdon të sjellë risi dhe të zgjerohet në çdo dimension.

Por, si ka nisur i gjithë ky rrugëtim 12-vjeçar tregon më së miri drejtori artistik i festivalit, Ilaz Hysaj, në një intervistë për portalin Dukagjini.

“Çdo gjë ka filluar në vitin 2009 kur profesori Fadil Hysaj, në kërkimin e një qetësie shpirtërore është vendosur në fshatin Kukaj, pothuajse të braktisur, me vetëm dy shtëpi të banuara, ku në vitin 2010 ka krijuar Etno Teatrin e parë në një zonë rurale”.

Pamje nga edicioni i Festivalit “Etno Fest”

Çfarë ka ndikuar që “Etno Fest” të jetësohet?

“Kjo ngjarje e ka shtyrë Profesorin Hysaj të mendojë për organizimin e një festivali, i cili do të promovonte vlerat e kulturës, arteve dhe trashëgimisë sonë shpirtërore e materiale, duke u frymëzuar nga tradita jonë e cila dukshëm po rrezikohej, sidomos pas luftës. Në bashkëpunim me disa artistë, etnologë ka formuar bërthamën e cila ka vendosur bazamentin e një festivali i cili është emëruar ‘Etno Fest’”.

Ndryshe, festivali “Etno Fest”, ishte planifikuar të mbahet nga 20 gushti deri me 27 gusht, por moti jo i mirë ka bërë që festivali të shtyhet për disa ditë meqenëse shumica e performancave mbahen në ambiente të hapura.

Hysaj për “Etno Fest”: Është sikur të organizosh gjashtë festivale në një

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika