Dashuria e argjentinasve për dollarin amerikan

Për të gjetur rrënjën e obsesionit të popullit argjentinas me dollarin amerikan, duhet kthyer në ditët e errëta të viteve 1970 dhe 1980, kur periudhat e hiperinflacionit goditën ekonominë e shtetit argjentinas. Vlerësohet se vetëm në vitet ’80, argjentinasit e klasës së mesme humbën 30 për qind të fuqisë së tyre blerëse

Argjentinasit tradicionalisht kanë ruajtur pak nga monedha e tyre, mirëpo kanë preferuar t’i konvertojnë pesot rezervë në dollarë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pesot argjentinase shumë shpejt do të jenë pjesë e së kaluarës.
Nëse Javier Milei, favorit në fushatën presidenciale, fiton zgjedhjet që pritet të mbahen më vonë gjatë vitit, monedha argjentinase mund të braktiset dhe të zëvendësohet me dollarin amerikan.

Në disa mënyra, është befasuese qysh askush nuk e ka shfaqur si ide më parë. Argjentinasit mbajnë gjelbëroshet amerikane më shumë se kushdo tjetër jashtë SHBA-së dhe mbledhja e dollarëve amerikanë është mënyrë jetese për shumë prej tyre.
Lëvizja është pjesë e planeve të liberalistit të krahut të djathtë, që synon të transformojë perspektivat ekonomike të Argjentinës.

Sondazhet e fundit kanë treguar se 60 për qind e argjentinasve kundërshtojnë idenë, sepse do t’i jepte shumë pushtet bankës qendrore të SHBA-së, Rezervës Federale.

Por u pëlqeu apo jo, dollari tashmë luan rol fort të madh në ekonominë e Argjentinës, sa disave prej tyre ideja u duket si përfundim i paramenduar.

Argjentinasit tradicionalisht kanë ruajtur pak nga monedha e tyre, mirëpo kanë preferuar t’i konvertojnë pesot rezervë në dollarë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ata nuk u besojnë shumë as institucioneve financiare, prandaj përdorin atë që në Argjentinë njihet si “banka colchón” – do të thotë se kanë futur dollarët nën tepih.
Anekdotat për argjentinasit që kanë groposur dollarët në oborr, që i kanë fshehur nëpër mure apo në radiatorët e ngrohjes shpesh kanë dalë të vërteta për shkak të pasojave nëse ka pasur ftohtë të madh dhe paratë nuk kanë mundur të nxirren.

Është simptomë e problemeve të thella të strukturës ekonomike. Dhe si të gjitha sëmundjet kronike, problemi nuk u zhvillua brenda natës.

Humbja e vlerës

Për të gjetur rrënjën e obsesionit të popullit argjentinas me dollarin amerikan, duhet kthyer në ditët e errëta të viteve 1970 dhe 1980, kur periudhat e hiperinflacionit goditën ekonominë e shtetit argjentinas. Vlerësohet se vetëm në vitet ’80, argjentinasit e klasës së mesme humbën 30 për qind të fuqisë së tyre blerëse.

Gjatë kësaj kohe, rritjet e pakontrolluara të çmimeve gërryen vlerën e pagave dhe kursimeve, deri në atë pikë sa argjentinasit humbën besimin në monedhën e tyre.
Pesot në xhepat e tyre humbën vlerën aq shpejt sa askush nuk i mbajti për një kohë të gjatë.

Në thelb kishte vetëm dy mënyra për të vazhduar përpara: blerja e mallrave me shumicë ose blerja e dollarëve amerikanë. Secila prej këtyre dyjave mbante vlerën më të mirë se pakoja origjinale e pagesës.

Argjentina edhe tani ka probleme me koston e jetesës. Inflacioni vjetor ka arritur në 115 për qind. Kjo ka çuar në rritjen e madhe të numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri, nga një e katërta e popullsisë në vitin 2017, tani është për 40 për qind më shumë.

Ju mund të mendoni se asnjë qeveri që respekton veten nuk do të donte që kjo gjendje të vazhdonte përgjithmonë. Dhe do të kishit të drejtë.

Ka pasur përpjekje të ndryshme për të rikthyer besimin e Argjentinës në monedhën e saj – ose duke rritur vlerën e saj, ose thjesht duke mbytur ofertën e dollarëve. Por të gjitha, në fund të fundit, kanë dështuar.

Përpjekja më ambicioze ishte i ashtuquajturi Plani i Konvertueshmërisë i nisur në vitin 1991. Kjo e lidhi vlerën e pesos në një me një me dollarin.

Qeveritë e mëparshme kishin nxitur inflacionin duke shtypur para. Por këtë herë u dekretua që çdo peso e emetuar do të mbështetej me një dollar në kasafortat e bankës qendrore.
Ideja ishte që duke u thënë njerëzve se mund të ndërronin pesot e tyre me dollarë në çdo kohë, ata përfundimisht do të vendosnin se nuk kishin nevojë për një gjë të tillë.
Dhe për një kohë, kjo bënte punë. Por kishte efekte të tjera anësore, që përfundimisht çuan në tkurrje katastrofike ekonomike në periudhën e viteve 2001-02.

Argjentina në thelb ia kishte transferuar politikën e saj ekonomike Washingtonit, duke u mbyllur në regjim valutor që nuk i jepte asaj fleksibilitet.

Pa hyrë në shumë detaje, Argjentina kishte lënë gjithashtu borxhin e saj publik të dilte jashtë kontrollit. Në të njëjtën kohë, lidhja me dollarin nënkuptonte se Argjentina vuante nga ulje-ngritjet e ekonomisë amerikane.

Në dy dekadat që nga ajo krizë, Argjentina në thelb ka ngatërruar në qeveritë proteksioniste të krahut të majtë.

Dollarizimi i Argjentinës

Zgjidhja e tyre për problemin e besueshmërisë së pesos ka qenë thjesht për ta bërë më të vështirë blerjen e dollarëve. Tani ka qindra kurse të ndryshme këmbimi, në varësi të asaj se kush dëshiron të ketë qasje në monedhën amerikane dhe pse.

Për tarifën zyrtare ju duhen 287 pesos për të blerë një dollar, por mund të blini vetëm 200 dollarë në muaj dhe duhet të paguani taksa për transaksionin.

Pas kësaj, bëhet gjithnjë e më e çuditshme. Ekziston norma e dollarit “Coldplay” (374 pesos për dollar), e krijuar posaçërisht për grupet e huaja rock që vizitojnë vendin.
Dhe është norma Malbec (340 për dollarë), e krijuar për të rritur eksportet e verës dhe prodhimeve të tjera bujqësore.

Megjithatë uria e argjentinasve për dollarët vazhdon, ndërkohë që të gjithë, nga shoferët e taksive te restorantet, pranojnë me kënaqësi gjelbëroshet amerikane si pagesë për mallra dhe shërbime.

E gjithë kjo e bën dollarizimin të duket i dëshirueshëm, ndoshta edhe i pashmangshëm. Por nuk duhej të ishte kështu. Fqinji dhe rivali i fuqishëm i Argjentinës, Brazili, u përball me të njëjtat probleme dhe megjithatë zgjodhi një rrugë tjetër.
Brazili hoqi një fletë nga libri i Argjentinës në vitin 1993 kur filloi Planin Real, duke lidhur monedhën e vet me dollarin.

Por, duke treguar aftësinë e përjetshme braziliane për të përkulur rregullat, ata i dhanë vetes hapësirë për të lëvizur, duke lejuar që vlera e realit të luhatet, brenda kufijve, kundrejt dollarit.

Faktorë të tjerë ekonomikë dhe kulturorë e ndihmuan Brazilin, kështu që kurrë nuk zhvilloi të njëjtin mosbesim ndaj bankave dhe dëshirën për dollarin.

Në Brazil, asnjë pronar dyqani apo kafeneje nuk do të pranojë dollarë si pagesë, pavarësisht se sa ju luteni. (Duhet ta di – një herë e provova si mjetin e fundit kur u përpoqa të paguaja për një vakt në São Paulo, sepse makina e kartës së kreditit të restorantit ishte prishur. Pronari me fytyrë guri më detyroi të telefonoja një mik që të vinte dhe të më lironte.)

Në ditët e sotme, të dy vendet janë larg kursit të këmbimit 1:1, që adoptuan në vitin 1990. Por duhen pak më pak se pesë realë për të blerë një dollar në Brazil në ditët e sotme, ndërsa në Argjentinë – paj… vendosni vetë.

Dollarizimi për Argjentinën? Sigurisht që nuk do të ishte vendi i parë i Amerikës së Jugut që e bën këtë – Ekuadori arriti në vitin 2000 dhe si rezultat e uli inflacionin.

Dhe mund të jetë më e lehtë për t’u arritur sesa ideja e hedhur së fundmi nga presidentët argjentinas dhe brazilian – monedhë e përbashkët për të dy vendet, që mund të quhet “sur” apo edhe “gaucho”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika