Davenport për situatën në veri: Jam i shqetësuar nga veprimet e fundit

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka shprehur shqetësimet e tij, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos lejojnë që "mosmarrëveshjet për çështjet aktuale të kërcënojnë atë që është arritur në vitet e fundit"

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport,





Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është shprehur i shqetësuar në lidhje me bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe dhe situatën në veri të vendit.

“Unë jam i shqetësuar nga veprimet dhe deklaratat e fundit që kërcënojnë këtë integrim, i cili është një nga përfitimet më të rëndësishme nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe që ka përfituar publikun e gjerë dhe të gjitha komunitetet”, ka deklaruar ai.

Davenport u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të mos lejojnë që “mosmarrëveshjet për çështjet aktuale të kërcënojnë atë që është arritur në vitet e fundit”.

Ai ka kërkuar një angazhim politik proaktiv nga Kosova dhe Serbia, me synim për të arritur përparim drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

“Integrimi i Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit ka qenë kaq i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe për mbrojtjen e interesave të komuniteteve joshumicë”, ka vijuar Davenport.

Ndër të tjera, ai ka shprehur gatishmërinë e misionit të OSBE-së për të vazhduar mbështetjen e tij për integrimin policor dhe gjyqësor, dhe për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, gjersa ka shtuar se angazhimi më i fortë në dialog është thelbësor për ruajtjen e interesave si dhe sigurinë e të gjithëve.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të shtunën e 5 nëntorit.

Pas takimit të mbajtur në Zveçan, ishte momenti pas deklaratës së një zyrtari policor serb, atëherë kur një pjesë tjetër e policëve serbë zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës për të treguar në mënyrë simbolike se bojkotimi tashmë po ndodhte.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Ndryshe edhe Bashkimi Evropian, ka deklaruar se tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale.

Sipas njoftimi të BE-së, ajo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, thuhet në komunikatën e BE-së.

E shtuna e “dramës serbe”





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika